Subscribe

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 75-vjeçar me iniciale A.C., i cili humbi jetën në Spitalin Infektiv.

 

Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Ai ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

 

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Deri më tani, në vendin tonë janë shënuar 17 viktima nga COVID-19 dhe 304 raste të konfirmuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *