E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdes 60-vjeçari nga Tirana, viktima e 28 në Shqipëri

Një qytetar nga Tirana i prekur nga Covid 19,  ka ndërruar jetë mengjësin e kësaj të dielë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi.

60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në “Sanatorium” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).

Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar tashmë në 28 ndërsa janë 403 të shëruar, një numer ndjeshem me I larte sesa I personave qe aktualisht jane pozitiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë