Vdes 52 vjeçarja e prekur nga koronavirusi, viktima e 9 në Shqipëri

Një 52 vjecare nga Vlora nuk ka mundur të fitoje betejën me COVID-19 duke ndërruar jetë për fat të keq mbrëmjen e kësaj të premteje.
Viktima ishte e shtruar në spitalin Infektiv prej katër ditësh.
Sipas njoftimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Këtë të premtë kanë gjetur vdekjen dy persona, teksa përvec 52 vjecares nga Vlora, paradite humbi jetën edhe një 66 vjecar nga Fieri.
Sakaq në terapi intensive ndodhen edhe katër pacientë të tjerë nga 76 në total që janë të shtruar në spital.




