E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vdes 5-vjeçarja e infektuar me COVID-19 në Itali

Një vajzë 5-vjeçare me COVID-19 vdiq në spitalin në Vipiteno, në Tyirolin e Jugut të Italisë. Vajza e vogël vuante nga patologji shumë serioze dhe kishte qenë nën trajtim për ca kohë.

 

Sipas portalit të lajmeve “Stol.it”, gjendja e saj u përkeqësua të mërkurën dhe vajza u shtrua në spital, ku vdiq të enjten.

 

Reklamë

Vajza është një nga tetë viktimat e virusit të regjistruara në orët e fundit në Tirolin e Jugut. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 rritet kështu në 128.

 

Të enjten, 45 raste të reja u shtuan, duke rritur numrin e njerëzve të infektuar në 1,443.

Vazhdo të lexosh

Reklamë