E enjte, 24 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vdes 34-vjeçarja me koronavirus, viktima më e re në Shqipëri

Shënohet një tjetër humbje jete mes pacientëve të infektuar me koronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se një 34-vjeçare ka vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure.

Reklamë

Numri total i viktimave shkon kështu në 47.

Vajza nga Librazhdi vuante nga disa semundje te tjera, si diabeti dhe hipertensioni.

Ditet e fundit ajo ka qene e intubuar.

“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, tha Marjeta Dervishi.

Qarku Tiranë me 26 viktima, ka shifrën më të lartë të atyre që kane humbur jeten si pasoje e komplikacioneve nga Covid-19. Me pas vjen qarku i Durresit me 9 humbje jete dhe ai i Shkodres me 5 viktima.

Më shumë video

Reklamë