Subscribe

Presidenti Ilir Meta akuzon qeverinë se po instalon diktaturën me ligjet antikushtetuese, ndërsa sjell si shembull Gjermaninë.

 

Gjatë fjalës së tij para mijëra qytetarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Meta theskoi se është përgjegjësia e tij që të mbrojë Kushtetutën, ndërsa shtoi se është i pari që del në luftë kundër grushtit të shtetit.

 

“Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me ligje antikushtetuese e instaloi diktaturën në Gjermani. Kur populli ka qeveria aty ka diktaturë, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri, aty ka demokraci. Diktaturat mund të ndryshojnë maska, por ato mbeten armike të lirisë. është përgjegjësia ime si kryetar i shtetit, që e garanton vetëm Kushtetuta, të mbroj Kushtetutën, të garantoj shtetin laik ku të gjithë mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në paqe, me vlera perëndimore, ku dhe gruaja me burrin të jetë i barabartë dhe mos i marrin në qeveri për t’i përdorur. Të mbroj demokracinë e popullit, detyra ime të jemi i pari në luftë me grushtin e shtetit. Jam i lumtur se zëri juaj po dëgjohet në gjithë Shqipërinë, në gjithë botën demokratike. Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka popullin e Kushtetutës. Para se të firmos dekretin kundër betimit të gjyqtarëve Kushtetues. Vdekje grushtit të shtetit, rroftë shteti i së drejtës, rroftë Republika”, deklaroi Ilir Meta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *