Vdekja tragjike e zv.ministrit të Diasporës në qeverinë e Kosovës, Arian Daci, ka sjellë dhe reagimin e shumë figurave publike në Shqipëri dhe në Kosovë.

 

Kreu i Shtetit, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndihet i hidhëruar nga humbja tragjike në Brezovicë, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërme të të ndjerit.

 

“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *