Subscribe

Një ditë pas zbulimit te trupit te pajete te adoleshentit Ardit Gjoklaj ne landfillin e Sharrës, katër persona kane përfunduar ne pranga dhe nje tjetër është shpallur ne kërkim. Dyshohet se 17-vjeçari, u aksidentua për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës në landfilldin e mbetjeve, ku ishte i punësuar sezonal prej pak kohësh. Mëngjesin e së hënës, u arrestuan përgjegjësi i firmës Besnik Braha, drejtuesi i eskavatorit Edmond Kollari, përgjegjësi i turnit Dëfrim Hakrama si dhe përgjegjësi i punonjësve Bujar Daja. Në të njëjtën kohë policia ka shpallur në kërkim administratorin e firmës “3 K SH.P.K”. Sipas ekspertëve të kriminalistikës në drejtorinë e policisë së Tiranës rezulton se Ardit Gjoklaj ishte i pa regjistruar tek firma “3K”, ndërsa dyshohet se u qëllua për vdekje nga “Eskavatori, gjatë punës në landfilld. Trupit i 17-vjeçarit u gjet mesditën e së dielës nga disa punonjës së landfillit, teksa krimi dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, por është mbajtur i fshehte. Të prangosurit akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së rregullave te mbrojtjes ne punë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *