E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdekja e Silvio Berlusconit, varrimi i tij do të bëhet të mërkurën

Varrimi i Silvio Berlusconit do të bëhet të mërkurën në Katedralen e Milanos. Këtë e konfirmon dioqeza e Milanos, e cila ende nuk ka dhënë asnjë informacion për orën e varrimit, raportojnë mediat e vendit fqinj.

 

E mërkura është shpallur ditë zie në Itali, ndërsa numri i qytetarëve që do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën Silvio Berlusconit, pritet të jetë i madh.

 

Themeluesi i Forza Italia u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare në orën 9.30 të mëngjesit së kësaj të hëne. Ai kishte disa kohë që po luftonte me leuçeminë kronike mielomonocitare. Mëngjesin e sotëm, vëllai Paolo dhe vajzat e tij Marina dhe Eleonora kishin mbërritur në spitalin e Milanos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë