Subscribe

Familjarët e Mentor Rexhës, të riut që humbi jetën në një burg në Francë, apelojnë që çështja të hetohet më tej.

 

Edhe është raportuar se kemi të bëjmë me vetëvrasje, nëna e 36-vjeçarit, Rukine Rexha kërkon që kjo çështje të mos mbetet me kaq sepse djalin e kanë vrarë.

 

Ajo u bëri thirrje autoriteteve që t’i sjellin trupin e pajetë të Mentor Rexhës.

 

“I bëj thirrje shtetit shqiptar që ta zbardhë këtë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje por është dhunuar në burg. Lajmin e kemi marrë nga shokët e tij që na kanë treguar sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit që ishte në Francë dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qenë duke folur me vëllanë  në telefon kur e kanë arrestuar. Gjatë kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi të bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet sepse në trup ka shenja dhune. I bëj thirrje shtetit të më kthejnë trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja.”

 

Ndërsa kushëriri i Mentor Rexhës, Selaudin Rexha ndali theksin tek sjellja e ambasadës shqiptare në Francë lidhur me këtë rast.

 

“Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur, por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta.”

 

Shqiptari Mentor Rexha u gjet i pajetë në dhomën e qelisë në Francë. Autoritetet janë shprehur se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, por familjarët e tij e mohojnë diçka të tillë. Madje motra e Mentor Rexhës ka bërë publike edhe disa foto të rënda që tregojnë se 36-vjeçari është dhunuar dhe masakruar në burg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *