E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vdekja e punëtorit/ Arrestohen dy përfaqësuesit e firmës së ndërtimit

Policia arreston në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit, që kryente punime në pallatin në të cilin u aksidentuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

Në pranga përfunduan shtetasit F.P., 67 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit)si dhe  A.Z., 41 vjeç (me detyrë manovrator).

Ata dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten paradite në 3 janar në lagjen nr.9, në një pallat në ndërtim.

Reklamë

Nga ky aksident në punë gjeti vdekjen Elvis Josifi tjetri ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Më shumë video

Reklamë