E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Vdekja e një përbindëshi”/ Ndërron jetë në burg vrasësi serial

Michel Fourniret, vrasësi serial francez i quajtur “Ogre of the Ardennes”, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshme për vrasjen e tetë personave, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçari.

Viktimat e tij ishin kryesisht vajza dhe gra të reja të moshës midis 12 dhe 22 vjeç.

Fourniret u dënua në vitin 2008 për vrasjen e shtatë grave dhe vajzave të moshës midis 12 dhe 22, pasi i përdhunoi ato. Këto krime, ai i ka kryer nga viti 1987 deri në 2001.

Fourniret kishte pranuar kur u arrestua në vitin 2003 se kishte përdhunuar një vajzë 13-vjeçare, e cila u arratis nga furgoni i tij dhe thirri policinë.

Mësohet se shumicën e krimeve ai e kreu në rajonin e pyllëzuar Ardennes të Francës veriore dhe në Belgjikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë