E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vdekja e Navalnyt, ministri Igli Hasani: Kujtesë tragjike se sa larg nga vlerat e demokracisë është sot Rusia

Igli Hasani- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar pas vdekjes në burg të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Në një postim në “X”, Hasani shkruan Navalny ishte një politikan që nuk bëri asnjëherë kompromise për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

Reklamë

Ai shtoi se vdekja e liderit opozitar tregon se sa larg nga vlerat demokratike është sot Rusia.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus.

Reklamë

Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.

Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg këtyre vlerave ështe sot Rusia”, shkruan ministri Hasani./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë