Subscribe

Ndarja nga jeta e një tjetër doktori në Shqipëri, si pasojë e Covid-19 , solli reagimin edhe të Ministrës së Shëndetesisë Ogerta Manastirliu.

Ajo shprehu keqardhje për vdekjen e doktor Hysni Shkjaut , i cili shërbeu 40 vjet si mjek familje për banorët e Qafë-Malit në Pukë.

Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë! Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm.Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv.Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!

Hysni Shkjau vdiq në spitalin Infektiv ku ishte shtruar prej disa ditësh si pasojë e Covid-19. Pak kohë më parë ishte ndarë nga jeta edhe doctor Arjan Pushi, 59 vjecari që punonte edhe si pedagog tek Universiteti i Mjekësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *