Drejtuesi teknik dhe brigadieri i minierës në Bulqizë janë arrestuar nga policia, pas vdekjes së minatorit.

 

Sipas bluve, dy të arrestuarit nuk kanë ushtruar kontrollet e duhura për sigurimin e jetës së punonjësve.

 

Në pranga kanë rënë shtetasit me inisiale F. H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar dhe B. T., 44 vjeç,  banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.

 

Njoftimi i policisë:

 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

 

F.H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar,

 

B.T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar  vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *