E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vdekja e Mikel Kuzhninit, Meta: Do mbahet mend për kontributin e bashkimit të shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Mikel Kuzhnini.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se Kuzhnini do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

 

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit, Kryetarit të Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, humanistit, patriotit të madh e veprimtarit të palodhur për çështjen shqiptare. Nderi i Kombit, Mikel Kuzhnini me vokacionin e tij të rrallë atdhetar do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, faktorizimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, dhe veçanërisht për angazhimin energjik e të pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime familjes Kuzhnini, vëllait të tij Simon, bashkëveprimtarëve, miqve e dashamirësve të tij kudo në botë. I paharruar kujtimi i Mikel Kuzhninit!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë