E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth II/ Kongresi i Arsimit mban një minutë heshtje

1 minutë heshtje është mbajtur në Kongresin e Arsimit, për vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth II.

 

Reklamë

Kjo gjë u kërkuar nga ambasadori Alastair King-Smith teksa nisi fjalimin e tij në Kongresin Kombëtar të Arsimit.

 

Ai shprehu falënderimet e tij për ngushëllimet e marra nga Shqipëria, ndërsa shtoi se të pranishëm në ceremoninë e varrimit të mbretëreshës do të jenë edhe liderët botëror, përfshirë edhe të Shqipërisë.

 

“Në emër të popullit doja të shpreh vlerësimin tonë për ngushëllimet në Shqipëri. Madhëria e saj do përcillet në banesën e fundit në praninë e liderëve botëror sigurisht edhe të Shqipërisë. Duam të mbajmë një minutë heshtje, në nder të Mbretëreshës.” tha Alastair King-Smith

Vazhdo të lexosh

Reklamë