E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Video · Vendi

Vdekja e major Tanushit, NATO: Jeta e tij do të kujtohet

Pas ndarjes nga jeta të major Klodjan Tanushi ka reaguar edhe NATO e cila ka shprehur dhimbje për humbjen e tij.

 

Në mesazhin e ngushëllimit ndër të tjera thuhet se ata kanë humbur një vëlla nën armë.

 

“Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij.Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”.

Më shumë video

Reklamë