Subscribe

Në të parin reagim pas akuzave të opozitës se Lear Kurti gjeti vdekjen si pasojë e dhunës policore, kryeministri Edi Rama i mohoi ato. Ai tha se nuk ekziston asnjë provë që vërteton se forcat e policisë janë shkaktarët e vdekjes së 32-vjeçarit.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Imagjinoni, kanë që dje që akuzojnë Policinë e Shtetit se kanë vrarë një djalë të ri, ndërkohë që në mënyrën më korrekte, më serioze, më dinjitoze, Policia e Shtetit ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar Agjencia përkatëse që bën gjithë investigimin, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë, të gjithë presim përfundimin: autopsia, raporti i mjekësisë ligjore e me radhë.

 

Edi Rama akuzoi Sali Berishën dhe Ilir Metën se po e shfrytëzojnë ngjarjen për të nxjerrë njerëzit në protestë, madje po përpiqen ta paralelizojnë ngjarjen me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, tanimë i dënuar me 10 vite burg.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Po çfarë lloj qeniesh janë këta që iu dalin njerëzve si gogolë nëpër ekranet e televizorëve dhe “e vrau policia, e vrau policia”, pse? Sepse duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve, me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan t’i nxjerrin njerëzit rrugëve.

 

 

 

Lear Kurti humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës. Pak para mesnate ai u arrestua nga uniformat blu të komisariatit tre në Tiranë dhe sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai shfaqi probleme shëndetësore, që e çuan drejt vdekjes si pasojë e gëlltitjes së një sasie lëndë narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *