Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurti në spital pas shoqërimit në komisariat.

 

 

Berisha ka akuzuar drejt për drejt policinë e shtetit dhe shprehet se ndaj viktimës është ushtruar dhunë brenda automjetit të policisë.

 

 

Sipas Berishës, i riu është dërguar në spital pa jetë, ndryshe nga se raportohet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

 

 

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

KRIM I SHËMTUAR!
Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes kurti dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *