Subscribe

Fruthi, sëmundje e konsideruar me rrezikshmëri te lartë, shënoi dje viktimën e pare. Një foshnje 4 muajshe humbi jetën për shkak të komplikacioneve, por rreziku mbetet i lartë edhe për fëmijë të tjerë.

 

Instituti i Shëndetit Publik bën te ditur se këtë muaj janë regjistruar 30 raste, kryesisht fëmije nen 2 vjeç.

 

 

“Aktualisht nuk ka raste të rënda fruthi në vendin tonë. Moshat më të rrezikuara janë ato nën 2 vjeç. Komplikacionet nga kjo sëmundje virale janë vdekjeprurëse. Prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë menjëherë. Transmetimi viral i kësaj sëmundje është mjaft i lartë. Nuk duhet të harrojmë se jemi në sezonin e gripit”

 

Specialistët shpjegojnë se problematikë mbeten edhe te lindurit ne vitet 80-90, te cilët duhet te ribëjnë vaksinën per shkak te nje problemi ne ruajtjen e saj ne ato vite.

 

Masat e ndërmarra per mbrojtjen nga fruthi dhe  epidemisë se tij janë kryesisht te kontrollit spitalor.

 

Pacientët janë izoluar ne pavijone te caktuara në spitale, ndërkohë që personeli përdor pajisje mbrojtëse.

 

Sipas ISHP gjate 2018 janë kryer mbi 113 mije vaksinime kundër fruthit, prej te cilave mbi 51 mije për moshën 1 dhe 5 vjeç, te cilat janë të parashikuara ne protokollin mjekësor te vaksinimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *