Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të dy punonjësve të OSHEE-së që humbën jetën këtë të mërkurë në lumin Drino, pranë Lazaratit.

Në një deklaratë për mediat, Balluku u shpreh se viktimat kishin më shumë se 20 vite që shërbenin në OSHEE.

Ministrja shtoi se OSHEE do të kujdeset për familjet e dy punonjësve, duke deklaruar se i ka kërkuar drejtuesit të OSHEE-së që të paraqesin kërkesën për shpërblim të këtyre punonjësve për punën që kanë kryer gjatë këtyre ditëve, në kushte të motit ekstrem.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjestarëve të vyer të pjestarëve të OSHEE që humbën jetën mbrëmjen e djeshme. Ismet Isaraj, dhe Selfo Kallfa me detyre elektricist. U nisën për të lokalizuar ndërprerjen e energjisë. Ismeti ka qënë 22 vite dhe Selfo 34 vite në OSHEE. Oshee do të kujdeset për familjet e tyre. Respekt per heroizmin për cdo punonjës që kanë punuar në këtë javë për të riparuar cdo defekt në kushtet e motit ekstrem për të minimizuar cdo defekt për të mos lënë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE të paraqesin kërkesën për dëmshpërbim për dy punonjësit për punën e kryer në motin ekstrem.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *