Subscribe

Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komisariat të policisë në kryeqytetin grek Athinë ka sjellë reagimin e Ministrisë së Jashtme.
Ambasada jone ne kryeqytetin grek kërkuar nga pala helene bashkëpunimin e menjëhershëm dhe maksimal të të gjitha organeve ligjzbatuese. Nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se ekzistojnë pamjet filmike të ngjarjes, si dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore. Ministria u ka shprehur ngushëllimet familjarëve, duke u kërkuar që të mos politizojnë ngjarjen. Më herët, Partia Demokratike i beri thirrje kryeministrit Rama të kërkonte nga autoritetet greke hetim të plotë të rastit. Duma theksoi se një ngjarje e tillë tepër e rëndë, nuk duhet të kalohet pa u ndëshkuar autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *