Subscribe

Ministrja Ogerta Manastirliu iu shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmëve të mjekut Arjan Pushi, pedagog në Universitetin e Mjekësisë, pasi ai vdiq këtë të martë si pasojë e Covid 19.

Manastirliu shtoi se ne mesazhin ngushëllues se kolegët mjekë bënë të pamundurën në spitalin Infektiv që të shpëtonin profesor Pushin, por ai nuk ia doli dot në betejën me virusin e rrezikshëm.

Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.
Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.
U prehsh në paqe Profesor Pushi!
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!

Arjan Pushi është mjeku i parë që humb jetën si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.

Për herë të parë vendi ynë regjistron sot 4 të vdekur brenda harkut kohor të 24 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *