Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë ka reaguar në lidhje me vdekjen e 58 vjeçarit në ambientet e saj si dhe pretendimeve të ngritura nga ana e familjarëve të tij.

 

Në një reagim të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Spitalit Korçë duke shprehur ngushëllime për faliljen, thekson se pacienti T.K. është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës.

 

Sipas Drejtorisë, bluzat e bardha menjëherë kanë kryer ekzaminimin e plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Nga ku ka rezultuar se pacienti ishte me Kolecistit Kalkuloz.

 

Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji por gjendja e tij, sipas spitalit, është rënduar mëngjesin e sotëm dhe ai është dërguar menjëherë në reanimacion ku për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.

 

Spitali Rajonal Korçë, sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli i spitalit dhe se është në pritje të autopsisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *