Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë e ka regjistruar vdekjen e katër turistëve në Kavajë si vrasje nga organi i akuzës.

 

Pavarësishtse kanë kaluar më shumë se një muaj, organi i akuzës nuk ka asnjë emër të dyshuar. Ndërsa hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë, vdekja e tyre vijon të mbetet mister.

 

Ngjarja ndodhi më 15 tetor të këtij viti, ku 4 persona, që kishin lidhje familjare, humbën jetën në ambinentet e brendshme të një hoteli në Qerret të Kavajës. Pas vdekjes së rusëve që policia fillimisht tha se u asfiksuan brenda saunës, u përfol për përdorim të lëndëve narkotike dhe alkolit, apo edhe helmimit me agjentë biologjikë.

 

“Kavajë, 25 nëntor 2021. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 448/2021, parashikuar në Nenin 79 “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” të Kodit Penal, për ngjarjen e ndodhur datë 15.10. 2021, me pasojë vdekjen e 4 shtetasve rusë në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”. Në përgjigje të interesimit të medias informojmë opinionin publik se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë. Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale. Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit. Duke kërkuar mirëkuptimin e medias dhe opinionit publik në ruajtjen e sekretit hetimor, sigurojmë angazhimin maksimal të prokurorisë në përfundimin e hetimeve në një kohë sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *