Subscribe

Kryeministri Rama ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti dhe akuzat e opozitës se i riu u vra nga Policia.

 

 

Përmes një reagimi në Twitter, Rama ka shkruar se Prokuroria ka folur qartë në lidhje me ngjarjen.

 

 

Kryeministri i ka quajtur ‘hiena’ ata që ia hedhin fajin policisë, ndërsa është shprehur se këto ‘hiena’ kërkojnë rrëmujë e gjak në vend.

 

Reagimi: 

Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!

Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *