Subscribe

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë, ku 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pasi bëri rregullimin e disa dhëmbëve me anestezi totale. Pas referimit të bërë nga Policia, Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja.

 

“Fëmija 3-vjeçar humb jetën pas trajtimit në klinikë, Prokuroria Tiranë nis hetimet për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’

 

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.

 

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit”, njofton Prokuroria e Tiranës.

 

I mituri humbi jetën disa ditë më parë, ndërsa mjeku Roland Xhaxho përmes një deklarate të shpërndarë për mediat bëri të ditur se fëmija ka dalë nga klinika e tij i zgjuar dhe komplikacionet i janë shfaqur më vonë.

 

Po ashtu mjeku tha se i mituri ka lindur me probleme në zemër, ku edhe ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa nga ana e familjarëve është bërë e ditur se pavarësisht problemit, mjeku kardio-pediatër ka dhënë miratimin për kryerjen e ndërhyrjes në dhëmbë nga dentisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *