Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 27 vjeçarit Jani Rustemaj i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në QSUT ku prej një muaji qëndronte në gjendje kome pasi u transportua nga burgu ‘313’ në Tiranë ku mbahej i arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve.

 

Në një reagim në facebook, Berisha e cilëson vdekjen e të riut si një tjetër krim shtetëror, ndërsa akuzon policinë për dhunë të egër ndaj 27 vjeçarit.

 

Mes të tjerash, Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit të hetojë ngjarjen dhe Komitetittë Antitorturës të Këshillit të Europës për të nisur hetimet mbi vdekjen e Jani Rustemit dhe të rinjve të tjerë që kanë ndërruar jetë pasi janë ndjerë keq në ambientet e paraburgimit.

 

Reagimi i plotë i Berishës:

 

Një krim tjetër horror shtetëror!

 

I riu, Jani Rustemi i ndaluar nga policia, u dërgua në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë dhe vdiq dje në QSUT.

 

Ai mbahej në paraburgim me akuzën se kishte kishte marrë pa leje një qilim. Familjarët deshmojnë se në paraburgim ndaj Janit është ushtruar dhunë e egër nga banditë me uniformë.

 

Kjo është vrasja shtetërore e radhës nga kriminelë me uniformën e një qytetari të ndaluar nga policia.

 

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe si vrasje të mirëfilltë shtetërore të Jani Rustemit.

 

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi dhe denoncoj publikisht këtë akt kriminal të banditëve me uniformë. I bëj thirrje Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të ndërmarrë hetime për vrasjen me tortura të Jani Rustemit dhe shumë të rinjve të tje nga xhelatë me uniformë në burgjet dhe paraburgimet e narkoshtetit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *