Subscribe

Sali Berisha ka njoftuar se do të propozojë protestë paqësore në të gjithë vendin për t’i thënë stop sipas tij vrasjeve në komisariate.

 

Lideri historik i PD iu referua ngjarjes së fundit në qytetin e Kavajës ku një 31-vjeçar humbi jetën brenda në Komisariat.

 

“Do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër para të gjitha komisariateve të Shqipërisë në orën 8 të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore, stop vrasjeve në Komisariate.”- njoftoi Berisha.

 

Në konferencën për shtyp Berisha kërkoi edhe dorëheqjen e Ministrit Çuçi lidhur pikërisht me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *