Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se beteja me flakët po vijon ende.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Peleshi njofton se efektivët e Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile janë duke punuar për të neutralizuar flakët në Karaburun, Mallakastër, Lezhë, Theth dhe Vermosh.

 

“Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *