Parlamenti i Maqedonisë është mbledhur ne ditën e shtate te seancës per konstituimin e tij, aty ku deputetet e VMRO-se po vazhdojnë me linjën bllokuese. Ligjvënësit mbajnë fjalime te gjata, te pasuara nga replikat e kolegeve te tyre nga e njëjta force politike, ose ne disa raste nga reagime te deputeteve te LSDM-se.

 

Edhe vizita e ditës se hënë e presidentit te Këshillit Europian, Donald Tusk, nuk arriti te binde presidentin Ivanov te jape mandatin per Zoran Zaev, çka do t’i jepte zgjidhje krizës politike qe e ka lene vendin pa qeveri prej disa muajsh. Ne nje situate te tille, pritet nje lëvizje e partive qe kane siguruar shumicën ne kuvend, LSDM e BDI.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *