E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Ilustrim · Vizion Plus

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur dhe po marshojnë në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet.

Autoritetet kanë refuzuar një kërkesë që të marshohet drejt Zyrës së Qeverisë së Kinës, për të shënuar përvjetorin e pestë të një vendimi të Partisë Komuniste të Kinës, kundër zgjedhjeve plotësisht demokratike në Hong Kong.

Policia në Hong Kong ka vendosur disa barriera dhe ka dërguar kamionë uji në lokacione të ndryshme të qytetit.

Protestat në Hong Kong nisën dymbëdhjetë javë më parë, ku protestuesit kërkonin që të mos hynte në fuqi një ligj për ekstradim. Që atëherë, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar. Ata tashmë po kërkojnë një hetim të pavarur mbi ndërhyrjen, siç thonë ata, brutale të policisë ndaj protestuesve./ REL

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh