E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vazhdojnë kthimet masive në kufi

Nëse më parë qytetarët shqiptarë nuk lejoheshin të kalonin për në Greqi me motivacione nga më të ndryshmet për mungesë dokumentacioni apo mosdisponimi të shumave të parave, tashme autoritete greke, po i marrin nga vendet e tyre të punës në shtetin fqinj dhe i kthejnë në Shqipëri. Mësohet se argumenti i përdorur nga autoritetet greke ka qene mungesa e dokumenteve. Kthime pa arsye bindëse te emigranteve ka pasur edhe ne Doganën e Kakavijës gjate kësaj te shtune. Shqiptarët janë larguar nga vendet e tyre të punës në shtetin fqinj, kryesisht në bujqësi, ndërsa kthimet vijnë pas takimit të Ministrit të Brendshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke Konstantinos Tsouvalas, ku u ra dakord per respektimin e te drejtave. Ministri Tahiri i shprehu shqetësimin kreut të policisë greke dhe kërkoi te respektohet lëvizja e lire e shqiptareve ne zonën “shengen” dhe te mos kthehen ne kufi, pa shkaqe ligjore e te motivuara mire.

Më shumë video

Reklamë