Subscribe

Nje dite pasi mazhoranca bashkoi votat per miratimin e ligjit te vetingut; kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kuvendit Ilir Meta, kane drekuar se bashku ne nje prej restoranteve te kryeqytetit. Ne fund te takimit lideri i mazhorances Rama ka preferuar te mos beje komente per mediat; por kreu i LSI, Meta ka theksuar se vazhdimësia e koalicionit, nuk ka arsye te diskutohet e dy politikanet kane biseduar vetëm per futbollin. Përtej garancisë se Ilir Metes se koalicioni me PS do te vazhdoje edhe kryeministri Edi Rama ne konferencën e tij ne rrjetin social Facebook një dite me pare, foli per aleanca qe shtrihen ne 4 vitet e ardhshme.

Edi Rama: Së shpejti, ne do të ulemi në tryezën e koalicionit dhe do të diskutojmë projektin e 4-vjeçarit të ardhshëm, në mënyrë të hapur, krejtësisht konstruktive e në mirëkuptim të plotë dhe do të vendosim sesi do të paraqitemi përpara shqiptarëve për mandatin tjetër.

Edhe ne seancen e jashtëzakonshme PS, LSI dhe PDIU duke bashkuar votat per vetingun dhanë nje tjeter dëshmi se 21 korriku dhe debati per ndryshimet kushtetuese është tejkaluar tashme dhe koalicioni funksionon.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *