Presidenti Meta falenderoi organizatën Panshqiptare në SHBA, VATRA e cila mbështet Manifestimin e Presidentit Meta ditën e sotme në boulevard kundër qeverisë.

 

Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.
Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë!, shkruan Meta në facebook.

 

Në deklaratën e “VATRA” të publikuar nga Presidenti Meta thuhet mes të tjerash se dalja e kreut të shtetit në rrugë është mjeti I fundit për tia kthyer pushtetin popullit. “VATRA” e konsideron qeverinë fajtore për shpopullimin dhe varferimin e vendit .

Shqiptarët e Amerikës, shton kjo oragnizate, janë me të ardhmen e Shqiperisë pa kriminele dhe droge.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *