Vatikani tha këtë të hënë se vaksinat kundër koronavirusit që kanë përdorur indet qelizore nga fetuset e abortuara, janë moralisht të pranueshme.

Kongregacioni për Doktrinën e Besimit deklaroi se përdorimi i vaksinave të tilla është i lejuar për sa kohë nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Vatikani sqaroi se në mungesë të vaksinave të sigurta, është moralisht e pranueshme të marrësh vaksina kundër COVID-19 që kanë përdorur inde qelizore nga fetuse të abortuara, përderisa vaksinat e llojeve të tjera nuk janë të disponueshme për publikun.

Mirëpo, Kongregacioni theksoi se “përdorimi i vaksinave të tilla nuk do të thotë bashkëpunim zyrtar të abortit nga i cili rrjedhin qelizat me të cilat u prodhuan vaksinat”.

Vatikani nënvizoi se “përdorimet e lejuara të vaksinave të tilla nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë se ekziston një miratim moral i përdorimit të indeve qelizore që vijnë nga fetuset e abortuara”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *