E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vatikani: Përkeqësohet gjendja e Papa Françeskut

Ilustrim · Vizion Plus

Shëndeti i Papa Françeskut është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit, tha Vatikani në një deklaratë të shtunën, duke shtuar se kishte nevojë për transfuzion gjaku.

“Ati i Shenjtë e ka kaluar ditën në një karrige, megjithëse është më keq se dje”, tha Vatikani, raporton Reuters.

Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Që atëherë ai është diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë.

Vatikani njoftoi më herët gjatë ditës se ai nuk do të dilte në publik të dielën për të udhëhequr lutjen me pelegrinët, për të dytën javë radhazi.

Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë të dy mushkëritë, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Vatikani e ka përshkruar infeksionin e Papës si “kompleks”, duke thënë se ai shkaktohet nga dy ose më shumë mikroorganizma./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh