E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vatikani mbyll shatërvanët nga thatësira

Vatikani ka nisur të mbyllë shatërvanët e tij të famshëm, për shkak të thatësirave në shumë pjesë të Italisë. Radio Vatikani tha se ky hap është në përputhje me mësimet e Papa Françeskut për mjedisin. Ati i Shenjte e ngriti shqetësimin per thatësirën qe ne vitin 2015.

 

Thatësira e tejzgjatur ka goditur dy të tretat e Italisë, ndërsa bujqësisë atje i ka shkaktuar rreth 2 miliardë dollarë deme. Ne te gjithë territorin e Vatikanit ka rreth 100 shatërvanë dhe të gjitha do të mbyllen.

 

Reklamë

Sipas zëdhënësit të Vatikanit Greg Burke, kjo është hera e parë që shatërvanët mbyllen. Ai tha se Vatikani po tregon solidaritet me Romën gjatë krizës se ujit. Kjo pranverë ka qenë pranvera e tretë më e thatë në Itali në 60 vjet e fundit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë