Situatë alarmante është krijuar mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Hambar në Fier, pasi një vatër zjarri që ka përfshirë fillimisht shkurre ka dalë jashtë kontrollit e favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat.

Fillimisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, por pas daljes jashtë kontrollit të flakëve, janë kërkuar përforcime.

Lexo edhe :

Related Posts

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dhe efektivë të policisë, ndërkohë që kanë ndihmuar me mjete rrethanore edhe banorë të fshatit.

Edhe në Memalij, është raportuar për vatër zjarri në fshatit Gllavë.

Në terren ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe bashkisë Memaliaj, zjarrfikës Tepelenë dhe Gjirokastër. Paraprakisht mësohet se në Memaliaj ka patur tre vatra zjarri, konkretisht në Gllavë, Luftinjë dhe fshat Memaliaj. Vatra e parë ka rënë para një ore, ndërsa situata po shkon drejt normalizimit.

Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *