Një zjarr është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Rroshnik, Berat. Zjarri ka përparuar drejt ullishteve të kësaj zone, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, që janë duke luftuar me flakët për t’i shuar ato.

 

Deri tani duket se situata po shkon drejt normalizimit, por ende nuk është mundësuar lokalizimi i plotë i flakëve dhe shuarja e vatrave të zjarrit. Nuk dihet ende sipërfaqja e ullishteve që janë përfshirë nga flakët, pasi zjarri është duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *