Të gjithë e njohim si një ndër zërat më të bukur të muzikës popullore përmetare.  Vaske Curri, ishte në një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus.

Përveç pjesës artistike Vaske Curri është ndalur edhe tek fenomeni Youtube ku ka shprehur një shqetësim.

Unë që kur kam dalë dhe deri më sot nuk kam marrë gjë për të drejtat dhe klikimet. Se kush i merr dhe se ku shkojnë unë nuk di gjë fare. Une pyes edhe shokët . Kam qenë një herë këtu në Tiranë më mbajtën një vit, një vit e ca. Më dërguan një vit, më mbajtën tre vjet pastaj u shua ajo si shoqëri edhe më nuk jam interesuar sepse nuk kam ku vete dhe kë të pyes,”– ka deklaruar Vaske Curri

Edhe pse vite në skenë Vaske Curri si artist asnjëherë nuk ka fituar lekë nga kanali në Youtube edhe pse këngët e tij kanë afërsisht rreth 11 milion klikime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *