Delegacioni i parlamentit Evropian folën me një gjyhë të ashpër ndaj kërkesave të opozitës për qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme dhe për ikjen e Edi Ramës.

 

Këtë të enjte në Real Story me Sokol Ballën është diskutuar në një panel me të ftuar qëndrimi i ashpër i europarlamentarëve për djegien e madateve nga ana e deputetëve të opozitës shqiptare, duke theksuar se nuk është zgjidhje bojkoti në asnjë mënyrë.

 

Në fjalën e tij në Real Story Alfred Peza është shprehur se, në këtë situatë ku ndodhemi ka mundësi që ky evolucion i opozitës shqiptare, mund të eksportohet ne t ë ardhmen edhe në vende te tjera.

 

Ndërkohë që Alfred Lela ka komëntuar reagimin e ndërkombëtarëve në lidhje me qëndrimin ndaj kërkesave të opozitës.

 “Ne vende nga vijne nderkombetaret, kemi pare qe ministrat largohen vetem e vetem se pse nuk eshte hedhur kripe ne rruget e bllokuara nga bora.”

 

Gjithashtu Erl Murati në fjalën e tij ka theksuar se deklarimet dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve ishin të prithsme se në çdo vend të botës ndodh që të kritikohet opozita.

 

“Janë qëndrime të forta dhe nuk janë suiprizuese pasi pritej ky reagim nga ndërkombëtarët.Për momentin duket se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë kundër qëndrimit të opozitës, por në përgjithësi kjo ndodh pasi përfaqësuesit duan stabilitet. Opozita është vënë në cep dhe po goditët nga të gjitha anët në këtë vend kanë ndodhur shumë skandale siç është dëmi me 30 milionë euro dhe nuk patëm asnjë arrestim patëm vetëm disa lëvizje.”

Analisti Skënder Minxhozi, në komentin e tij këtë të enjte në Real Story, ka deklaruar se Basha nuk është personi i cili mund të kërkojë llogari për vjedhjen e zgjedhjeve.

 

“Komisioni Parlamentar per ngjarjet e 21 Janarit, eshte i vetmi Komision i cili nuk ka prodhuar nje raport perfundimtar. Basha nuk ka moralisht te drejte te kerkoje vjedhje zgjedhjesh, me menyren se si e mori mandatin per Kryetarin e Bashkise se Tiranes.”

Ndërkohë që analisti Arjan Vasjari, është shprehur se tashmë vendi është në një krizë dhe për këtë nuk ka diskutim, por çështja është se si mund të dilet nga një situatë e tillë.

 

Në Real Story, Vasjari theksoi se kriza është një hap para ndërkombëtarëve dhe është mazhoranca ajo që duhet të ndërmarrë hapin e parë për zgjidhje.

 

“Opozita dhe sistemi janë në një rrug pa kthim, ndërkombëtarët folën mirë por kriza është një hap para ndërkombëtarëve dhe avancon, ajo avancon sepse pavarësisht gjuhës së ashpërpër të ndërkombëtarëve ndezja e kuqe e ka orientuar opozitën drejt një vendimi që do të prodhojë kosto dhe debat. Mendoj se shqetësuese është se si do të dalim nga kjo krizë e cila nuk është e njëjtë. edhe për shkak të ndërkombëtarëve opozita dhe mazhoranca janë shumë pas. them se në të gjitha rastet është mazhoranca. Dako ishte ne nje dialog shume te afert me ata persona. Nuk e di se si do reagoje ti Alfred Peza nese Vangjush Dako do te ishte i PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *