Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka shkatërruar Tiranën.

 

Në një reagim në “Facebook”, Vasili shprehet se Veliaj nuk e njeh Tiranën dhe qytetarët e saj.

 

Vasili teksa ka publikuar dy foto në vite të kryeqytetit e akuzon Veliajn se e ka plaçkitur atë dhe se po zhvat qytetarët me taksat e larta që ka vendosur.

 

“Tirana di t’i fshije nga memorja lepires pushteti si ky Veliaj,qe as nuk i njeh Tiranasit dhe as nuk do ti njohe dot. Ky farë kryetar bashkie derdellit sot per Tiranen e Tiranasit dhe ka kurajon vulgare e provinciale te flase ne emer te tyre, e aq me pak te beje sikur i njeh ata. As i njeh e as ka per ta njohur tiranasit sepse nuk u perket atyre ne asnje pikpamje dhe njeherazi edhe tiranasit kane neveri ta njohin ate. Tiranes as qe i behet vone se nje lepires pushteti u shfaq per pak kohe ne horizontin e saj. Tirana ka ditur t’i fshije edhe nga pushteti edhe nga memorja te tille lengaraqe. Ky dhe gjithe kopeja e rilindasve te tjere vetem kane “kontribuar” ne shkaterrimin,zhbërjen dhe plaçkitjen e ketij qyteti. Edhe vikinget ne fillimet e tyre do t’jua kishin zili rilindasve egersine dhe fuqine shkaterruese te tyre per Tiranen. Megjithate vetem dy foto mjaftojne per t’u thene Mjaft,mbylleni gojen ketyre armiqve te Tiranes. Armiqve,qe u kane zhvatur tiranasve xhepin me taksa te tmerrshme,qe u kane shkaterruar qytetin kryq e themel dhe jua kane bere qytetin me cilesine me te keqe te jetes ne Europe sic nxjerr ne shesh Indeksi Mercer. Shihini vete fotot se si gjelberonte Tirana dikur dhe se si betoni i rilindjes e shkaterroi pa kthim dhe kuptoni menjehere se sa e pacipe eshte cdo derdellitje bashkiake.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *