Politikë
Vasili u bën apel qytetarëve: Dilni votoni!

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin dhe të votojnë dhe të bëjnë që vullneti i tyre dhe vota të jenë të patjetërsueshme.
Me anë të një statusi në Facebook, Vasili shkruan se sot është dita e qytetarëve dhe prandaj duhet vlerësuar maksimalisht.
“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”, shkruan Vasili në profilin e tij në “Facebook”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




