Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se shqiptarët nuk kanë asnjë nevojë për mesazhet e kryeministrit Edi Rama, por kërkojnë një trajtim të gjithanshëm dhe serioz të pandemisë.

 

Sipas ish-deputetit, qytetarët që jetojnë me një pagë minimale dhe bizneset e mbijeteses, nuk munden të perballojne nje pandemi ekonomiko-sociale.

 

Ai kërkon nga qeveria që shqiptarëve t’iu sigurohet paga minimale në këto kohë.

 

“Kryeminister kjo beteje eshte ne dy fronte ndaj Pandemise nga coronavirusi  dhe parandalim i Pandemise ekonomike ndaj merr shenim:

1.Vendos financimin e duhur sepse 3 milionet e tua jane tallje me kete moment kritik.

2.Te vendoset Sistemi Paresor dhe mjeku i familjes si vije e pare ne funksion te Pandemise.

3.Supercentralizimi eshte nje zgjidhje e gabuar qe nuk ndihmon, por nxjerr nga kontrolli Pandemine.

4.Me mesazhet e tua per ore te tera ke penguar komunikimin e qytetareve me strukturat shendetesore duke konsumuar nje krim ndaj jetes dhe shendetit.

5.Boll me komunikimet e tua  te çartura qe shkaktojne konfuzion dhe ç’perqendrojne strukturat mjeksore dhe qytetaret.

6.Leri mediat te punojne qete se jane aleat i cmuar ne lufte me Pandemine.

7.S’ka nevoje pandemia per fjalet e tua boshe, por per fjalet e profesionisteve qe ndihmojne dhe i bejne qytetaret aleate ne lufte me pandemine.

8.Pandemia nuk ka nevoje per demostrime ushtrie me automatik ne dore rrugeve dhe shesheve te Shqiperise.

9.Mirato financimin per te parandaluar Pandemine Ekonomiko Sociale sic po bejne te gjitha shtetet e prekura.

10.Pandemia Ekonomiko sapo ka nisur, po nuk u ndal fajtor je vetem ti.

11.Shqiptareve tu sigurohet paga minimale nderkohe qe bisneset jane te mbyllura nga Pandemia. Kjo nuk eshte dhurate por detyrim nga qeveria,sepse taksat e shqiptareve nuk jane prone e qeverise por e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *