E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Të shporren drejtuesit e policisë!

Me tone të ashpra, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi largimin e krerëve të policisë. Duke marrë shkas nga protestat për vrasjen e Klodian Rashës, VAsili tha se policia sillet si gangster dhe mashtron për rastin në fjalë.

 

“Policia mashtroi në mënyrë mafioze për vrasjen e Klodian Rashës, të shporren drejtuesit e saj vagabondë! Policia u soll si gangstere sepse edhe vrau, edhe mashtroi publikisht. Mashtroi për gjoja armën e viktimës. U përpoq të demonizonte të ndjerin Klodian Rasha duke folur për precedentë penalë të tij. Kjo polici precedentët penalë t’i kërkojë te kryetarët e bashkive, deputetët dhe drejtorët e Edi Ramës se i ka me tufa. Këto mashtrime mafioze të policisë e kanë frymëzimin nga drejtuesit e saj rilindas, që shkelin e dhunojnë qytetarët kundër ligjit për të kënaqur psikopatitë politiko-mafioze të Edi Ramës. Këta drejtues e kanë bërë zgjedhjen e tyre që të jenë kundër ligjit dhe popullit dhe në krah të Edi Ramës, ndaj duhet të shporren sa më parë.”

 

Reklamë

Sipas Vasilit, largimi i drejtuesve të policisë dhe hetimi i thelluar për ngjarjen janë më të paktat që mund të bëhen përballë qytetarëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë