Petrit Vasili sulmoi kreun e kuvendit Gramoz Ruci lidhur me cështjen e Ligjit të Teatrit Kombëtar.

Kreu I grupit parlamentar të LSI, tha se Ruci duhej të distancohej nga përfshirja në rend ditë në seancën e kësaj të enjte e ligjit për Teatrin por sipas atij, kreu I kuvendit zgjodhi të jetë njësh me hajdutet e teatrit duke mos mbrojtur pronen publike.

 

Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit…..Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit.
Sot ai hodhi poshte kerkesen e opozites per te mos e perfshire per votim ligjin e pazarit te hajduteve per teatrin dhe beri avokatin e grabitqareve.
Po ky kryetar priti edhe artistet dhe beri nje thes deklaratash hipokrite sikur i mbeshteste ata.
Sot maskat rane!!!
Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutet perpara mbrojtjes se prones publike,zgjodhi ti genjeje e ti vjedhe artistet ne vend qe ti mbronte ata,zgjodhi te zhbeje parlamentin ne vend qe te dilte mbi partine per ruajtjen e integritetit parlamentar,zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret.
Gjynah….kryetari i kuvendit nuk ka as moshe dhe nuk ka as vite boll per ti lare gjithe keto turpe.
Gjynah qe e mbylli keq dhe me turp…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *