Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar hapur ambasadën amerikane në Tiranë në lidhje me qëndrim e kësaj të fundit për Gjykatën Kushtetuese.

 

Në një postim në Facebook, Vasili duke iu referuar qëndrimit të ambasadës amerikane shprehet se alibitë me Venecian kanë si qëllim kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Për Vasilin, kush ngre alibi për Venecian është kundër popullit shqiptar.

 

“E shnderruan Komisionin e Venecias ne Landfillin ku riciklohen hallet e Edi Rames dhe te ca diplomateve. Po ç’do cojne ne Venecia keta? Zgjedhjen e prokurorit te pergjithshem qe Rilindja e beri me 69 vota duke mos ja vershellyer fare Komisionit te Venecias qe tha duhen detyrimisht 84 vota, apo Komisionin idiot per shkarkimin e Presidentit, qe vazhdon edhe pasi Komisioni i Venecias jua tha qarte qe Presidenti nuk e ka,shkelur aspak kushtetuten. Alibite me Venecian jane alibi per kapjen e rrembimin e drejtesise nga Edi Rama. Kush i ngre keto alibi eshte kunder popullit shqiptar, qe do drejtesine e pakapur,te pavarur dhe te barabarte per te gjithe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *