E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili sqaron refuzimin e vizës: Kam qënë disa herë në SHBA

Ne nje reagim per Vizion Plus numri dy i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se nuk i eshte refuzuar viza amerikane, pasi nuk ka aplikuar qe prej vitit te kaluar.

Vasili sqaron me tej se ka qene disa here ne Shba, i pajisur me vize zyrtare A2.

Ai tregon se vizita dhe kerkesa e fundit per vize ka qene ne qershor te vitit 2018 dhe se qe atehere nuk ka aplikuar me asnjehere per vize ne ambasaden e Shba ne Tirane.

 “Ju sqaroj qe kam qene disa here radhazi ne amerike i pajisur gjithmone me vize zyrtare A2 duke filluar nga pjesemarrja ne ceremonine e inaugurimit te presidentit Trump ne janar 2017 dhe me pas edhe ne dy vizita te tjera te njepasnjeshme”, shprehet nen kryetari i LSI-se.

Ne pegjigjen e tij , zoti Vasili nuk dha asnje detaj per vizen personale, krahas asaj qe ka marre kur i eshte dashur te udhetoje per vizita zyrtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë